Dua Lipa, mahnitese ne fotot e reja.
Modelja dhe kengetarja e re, Dua Lipa, vajza e rrokerit kosovar Dukagjin Lipa, e cila se fundmi eshte bere lajm ne mediat roze per lidhjen me Ledrin, ka realizuar nje set te ri fotografik ne Prishtine me fotografin shqiptar Arton Humolli, nen perkujdesjen e Sellmes dhe Kacit per dukjen. Ne fotot e para qe i pame, ajo duket vertete mahnitese dhe mesiguri nuk eshte e rastesishme se firma te njohura ne Britani e deshirojne ate si imazh per te reklamuar veshjet apo produktet e tyre. Ajo se fundmi ka pozuar per nje firme te njohur londineze me emrin “Trapstar” qe promovon veshjet urbane, ndersa me interesantja eshte se manjati Jay-Z ka aksione te majme ne kete firme, nje arsye pse shpesh i kemi pare Rihannen dhe Rita Oren duke reklamuar veshjet e kesaj firme.